English

Urdhri i ri i BE: Nga 1 shtatori të dalin nga përdorimi llambat tradicionale të dritës

Bruksel, 1 shtator, NOA - Plot 130 vjet pas shpikjes së dritës dhe llambës për përçimin e saj nga Thomas Edison, Evropa vendos ta nxjerrë atë jashtë përdorimit.

Nga data 1 shtator, me rekomandimin e Parlamentit Evropian, do të ndalohet përdorimi i llambave tradicionale me dritën e verdhë dhe do të sugjerohet në vendet e BE përdorimi i atyre me dritë fluoreshente në vend, pasi sipas të dhënave të lëshuara nga Komisioni Evropian ato konsumojnë nga 25% - 80% më pak se sa ato tradicionale në varësi të modelit dhe nuk paraqesin asnjë rrezik të rëndësishëm për shëndetin.

Prania e 5 miligram mërkur në llambat fluoreshente, sipas Brukselit, nuk është një rrezik për konsumatorët.

Në rastin e thyerjes të llambës, në fakt, vetëm duhet të hapen dritaret dhe të përdorin një leckë të pastër, duke qenë të kujdesshëm për të mos prekur direkt kimikatin brenda dritës.

n.e/NOA

KOMENTE