Afganistan, 2 shtator NOA - Të paktën 23 veta mes tyre edhe zëvendësshefi i zbulimit afgan kanë mbetur të vrarë pas një sulmi vetëvrasës që ndodhi mëngjesin e sotëm në Afganistan.
Një person ka aktivizuar një sasi lënde plasëse të cilën e kishte montuar në trupin e tij fare pranë një grumbulli zyrtarësh qeveritarë të Afganistanin lindor, në një xhami në qytetin Mehtarlam në provincën Laghman, rreth 100 kilometra në lindje të Kabulit.
Ndërkohë që zyrtari i zbulimit afgan, Abdullah Laghmani i cili mbeti i vrarë mes 23 personave të tjerë, dyshohet sipas autoriteteve vendore të ketë qenë edhe "shënjestra" e këtij sulmi vetëvrasës.