Bagdad, 2 shtator, NOA - Â Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Â Amnesty International, i ka kërkuar qeverisë irakiane që të heqë dorë nga ekzekutimi i të dënuarve të saj.
Sipas raportit më të fundit të AI për këtë vend, janë mëse 1000 të dënuar, për të cilët pritet ekzekutimi, por këto dënime me vdekje janë dhënë në procese, që nuk u përgjigjen standardeve ndërkombëtare.
Disa të burgosur, sipas pohimeve të tyre, janë torturuar për të dëshmuar.
Që prej rivendosjes së dënimit me vdekje, në gusht të 2004, sipas kësaj organizate, janë ekzekutuar 194 të burgosur.
Ndërkaq, qeveria irakiane thotë se numri i viktimave nga dhuna në gusht ishte më i larti gjatë 13 muajve të fundit. Të dhënat e lëshuara nga qeveria tregojnë se gjatë muajit të kaluar u vranë më shumë se 450 irakianë, përfshi 393 civilë dhe mbi 1 mijë e 500 të tjerë u plagosën. n.e/NOA
Â
Â