English

Arsimi, sindikatat kërkojnë rritje page deri në 1 mijë euro për pedagogët

Prishtinë, 2 shtator NOA-Sindikalistët e Arsimit i kanë drejtuar një shkresë ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me kërkesë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit universitarë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës propozon që paga fillestare e profesorit ordinar të jetë 1000 euro, kurse e asistentit 500 euro.

 Gjithashtu kërkohet që përvoja e punës të futet në paga si te punëtorët parauniversitarë.

SBASHK kërkon që rritja të zbatohet nga 1 tetori 2009, në të kundërtën kërcënon se mund të rrezikohet seriozisht fillimi i vitit të ri akademik, duke i përdorur mjetet sindikale të presionit.

"Pozita materiale e punonjësve të arsimit universitar është në nivelin e palakmueshëm. Pagat në këtë nivel nuk kanë lëvizur që nga tetori i vitit 2005. Përpjekjet e drejtuesve të UP-së dhe të MASHT-it për të krijuar premisa për një sistem vlerash në UP nuk kanë dhënë rezultatet e pritura", thuhet në kërkesën e SBASHK-ut drejtuar Ministrit Hoxhaj dhe Rektoratit të UP-së.

"Në bazë të analizave të bëra nga drejtuesit e sindikatës së SUSHK-ut në bashkëpunim me udhëheqësit e SBASHK-ut rezulton se pagat e ulëta nuk motivojnë në angazhimin maksimal të tyre në punë, nga se mësimdhënësit janë të detyruar të bëjnë edhe ndonjë punë shtesë për të ekzistuar", theksohet në kërkesën, e cila u është shpërndarë edhe mediave.

Â

Â

Â

KOMENTE