Amerikë, 2 shtator NOA - Demi Moore së fundmi ka mohuar disa thashetheme në të cilat ajo gjoja do të marrë pjesë në shown e ri të bashkëshortit të saj Ashton Kutcher, "Beautiful Life".
Aktorja është parë shumë shpesh afër të shoqit të saj duke i ndihmuar më skenarët dhe ekipin xhirues; gjë të cilën një tabloid nga Neç York-u e ka keqkuptuar dhe marrë si bashkëngjitje të saj në ekip. Është thënë se ajo është caktuar të luajë rolin e një modeleje të obsesionuar mbas operacioneve plastike. Mirëpo përfaqësuesit zyrtarë të Moore, kanë kundërshtuar këtë fakt duke treguar se ylli as nuk ka pretenduar ndonjëherë të paraqitet para kamerave. Ai ndër tjerash shton, "Thashethemet janë komplet false. Demi nuk ka ndonjë plan të marrë pjesë në The Beautiful Life.