English

Gjyqësori shkresë presidentit Sejdiut për shkarkimin e 5 gjyqtarëve

Prishtinë, 2 shtator NOA-Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka propozuar presidentit të vendit shkarkimin nga detyra të katër gjyqtarëve dhe të një prokurori.

KGJK, në mbledhjen e dytë të radhës, nën kryesimin e Lirije Osmanit, miratoi disa ndryshime në rregulloren e brendshme.

Sikur njoftohet nëpërmes një komunikate për shtyp, Këshilli me këtë rast themeloi katër komisione të përhershme:

Komisionin për emërim të gjyqtarëve dhe prokurorëve; Komisionin disiplinor gjyqësor dhe prokuroria; Komisionin për çështje juridike, buxhet dhe administratë e resurseve njerëzore dhe Komisionin për grupet etnike më pak të përfaqësuara.

KGJK, gjithashtu, zgjodhi Komisionin disiplinor gjyqësor dhe prokurorial të KGJK-së.

m.i/NOA

Â

KOMENTE