English

Greqi, një shpërthim para bursës. U telefonua më parë gazeta "Elefterotipia"

Athinë, 2 shtator, NOA - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një telefonatë paralajmëruese mbi një shpërthim të mundshëm ka mbërritur në gazetën "Elefterotipia" të Athinës.

E ndërsa ky njoftim i dha mundësinë policisë që të largojë njerëzit nga rajoni përreth,

më pas u dëgjua edhe shpërthimi i fuqishëm para bursës së Athinës, i cili u dëgjua deri në qendër dhe në periferinë jugore të kryeqytetit grek.

Nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në një furgon të bardhë, të vjedhur para dy ditësh dhe të stacionuar para bursës, u shkaktuan dëme të mëdha materiale në fasadën e ndërtesës dhe në dyqanët përreth, u shkatërruan plotësisht tre automjete dhe u lëndua lehtë në dorë një grua e ndodhur në distancë 250-300 metra.

Ndërkaq, pas 5 minutash ndodhi një tjetër shpërthim, me intensitet më të vogël, në Selanik, në pjesën e pasme të ministrisë së Maqedonisë dhe Trakës.

KOMENTE