English

Ju kanë mërzitur dietat strikte, ja 5 rregullat e dietave që mund t'i thyeni!

Tiranë, 3 Shtator NOA/E - Ju kanë mërzitur dietat me rregullat strikte? E keni vështirë që t'u përmbaheni të gjitha udhëzimeve? S'ka problem! Mund t'i hidhni poshtë këto masa, dhe prapë të dobësoheni.

***

Secili që njëherë në jetën e tij ka qenë në dietë e din se sa e vështirë është kjo punë. Ekzistojnë një numër i madh i rregullave që duhet t'u përmbaheni.

Megjithatë ne ju sjellim pesë propozime për thyerjen e këtyre rregullave strikte. Ju do ta keni më lehtë, ndërsa rezultatet do të vijnë edhe më shpejtë!

1. Ëmbëlsira është armiku i dietës

Këtë rregull gjithsesi mund të thyeni pasi mund ta leni pak hapësirë për një desert të vogël, do ta keni më lehtë që ta mbani dietën. Ëmbëlsira është një gjë të cilës të gjithë i gëzohemi dhe nëse këtë s'e ndaloni, mendoni shumë lehtë që keni drejtë që të hani diçka konkrete nga menyja. Pra, guxoni që veten ta qerasni më një ëmbëlsirë të vogël. Le të jenë ato kryesisht fruta, ndërsa janë sidomos të preferueshme agrumet.

2. Ç'të hani nga pak

Nuk ka asgjë më të keqe se mosngrënia në sasi të vogla e ushqimeve të shëndetshme si lajthi, ëmbëlsira apo pemët. Në këtë mënyrë e ruani në mes të kohëve të caktuara për ushqim, nivelin e sheqerit në gjak dhe e ndaloni urinë.

Pra mos ia ndalni vetes këtë kënaqësi dhe duke marrë parasysh edhe faktin që këto ushqime janë të mira për metabolizëm pasi që e shpejtojnë atë. Por, këshilla është që mos ta teproni me sasinë e ngrënë.

3. Yndyrat shëndoshin

Yndyra në ushqim nuk është e njëjtë sikurse yndyra në trupin tuaj, e cila është rezultat i energjisë së pashfrytëzuar të marrë nëpërmjet ushqimit.

Trupit juaj gjatë ditës i nevojiten së paku 50 deri 70 gramë yndyrë në mënyrë që ta fitoni energjinë dhe të jeni të shëndetshëm.

Përveç kësaj, yndyra është e mirë edhe për lëkurën, flokët dhe thonjtë pasi që i forcon dhe i bënë më të përballueshëm. Yndyra e mban edhe baraspeshën e sheqerit në gjak, që do të thotë që është përgjegjëse edhe për disponimin e mirë.

Dhe, e keni parasysh që ekzistojnë yndyra të mira dhe të këqija. Ju përmbahuni atyre të mirave, ndërsa ato do t'i gjeni në lajthi, fara, avokado, etj.

4. Mos hani pas orës 18.00

Nuk është me rëndësi se kur hani, por është e rëndësishme sasi e ushqimit që fusni në organizmin tuaj gjatë 24 orëve.

Një hulumtim ka treguar që një shujtë e madhe dhe e pasur në mbrëmje vonë nuk e ka rritur sasinë e yndyrës në trup.

Uria rezulton nga rënia e sheqerit në gjak dhe dëshirës së fuqishme për ëmbëlsi, dhe nuk është çudi që gjatë natës të zgjoheni dhe ta ‘pushtoni' frigoriferin. Pra, mos u ankoni, por gjatë ditës i renditni 5-6 vakte dhe kënaquni.

5. Largojeni plotësisht bukën nga ushqimi

Edhe këtë rregull mundeni lirisht që ta thyeni. Karbohidratet, që i përmban edhe buka, sot konsiderohen si armiqtë më të mëdhenj të dobësimit.

Megjithatë një studim ka treguar që bukën mund ta hani në sasi të caktuara. Është zbuluar që njerëzit të cilët kanë qenë në dietë pa karbohidrate në të vërtetë kanë humbur kilogramë, por jo që kanë ngrënë sasi më të vogël të bukës, por për arsye se kanë ngrënë sasi më të vogël të të gjithave.

Buka dhe burimet tjera të karbohidratet janë furnizimet më të shëndetshëm fijeve të rëndësishme, dhe e rrisin nivelin e serotoninës. Pra, kënaquni me bukën kënaquni në disponim të mirë.

KOMENTE
  • Ela Muco12:44 - 02 Shkurt 2011
    Quhet ulje sheqeri kur e ke esell 87 dhe mbas dy oresh qe ke ngrene 95?