English

Kapet i kërkuari për vjedhje sa mbërriti nga Greqia në Kakavijë

Gjirokastër, 2 shtator, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar 23-vjeçarin Edison Groshi, lindur dhe banues në fshatin Hormovë të rrethit Tepelenë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij është bërë pasi ky person

rezulton si i dënuar nga gjykata me 1 vit burg , për veprën penale të "Vjedhjes" dhe për ketë ishte shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Gjirokastrës.

Kjo pasi ky person në nëntor të vitit 2007 ka vjedhur herë pas here naftën e automjeteve të firmës që ndërtonte autostradën Gjirokastër -Tepelenë.

Kapja e tij u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas do kthehej për në Shqipëri nëpërmjet pikës së Kakavijës dhe në momentin që ka hyrë në Kakavijë është prangosur nga shërbimet e policisë kufitare.

KOMENTE