English

Kompania për Telekomunikim IPKO me kabllor, mbulon krejt Kosovën

Prishtinë, 2 Shtator NOA - Kompania për Telekomunikim IPKO ka filluar ta shtrijë rrjetin e televizionit kabllor në tërë Kosovën.

Me këtë projekt ajo do të ofrojë pakon DUO që janë TV Dixhital dhe Internet, e që do të jenë më lirë se çmimi promovues i TV Digjital që ishte aktiv.Â

Në fillim të muajit të ardhshëm, kompania për telekomunikim IPKO do të përfundojë shtrirjen e rrjetit kabllor në tërë Kosovën. Ky projekt do tiu mundësojë gjithë qytetarëve të Kosovës internet dhe televizion kabllor, bën të ditur e përditshmja "Express". Bashkë me të, IPKO ka siguruar edhe pakon DUO, e cila do të kushtojë shumë më lirë se çmimi promovues i TV Digjital që ishte aktiv deri me 16 gusht. Rrjeti kabllor i kësaj kompanie deri me tash ka qenë i shtrirë vetëm në kryeqytetin e Kosovës. "Në fillim të muajit shtator, kompania telekomunikuese IPKO do ta shtrijë rrjetin e televizionit digjital kabllor edhe në qytetet tjera të mëdha Kosovës, pasi që ky shërbim deri më tani është ofruar vetëm në rajonin e Prishtinës", tha menaxheri për Marrëdhënie me Publikun në IPKO, Astrit Gashi. Ai tregoi se me përfundimin e këtij projekti, IPKO do të jap edhe shumë oferta tjera të mira dhe të lira për kosovarët. Pakot e televizionit kabllor digjital IPKO, tha Gashi, do të ofrohen edhe përmes pakove të kombinuara - DUO - Internet dhe Televizion Digjital me internet me çmime shumë më të volitshme se që kanë qenë ndonjëherë deri me tash. "Pakoja Duo, do të ofrojë TV digjital dhe Internet për tërë muajin me çmim shumë më të lirë se çmimet e tanishme dhe të dyja bashkë madje edhe më lire se çmimi promovues i TV Digjital që ishte aktiv deri me 16 gusht", tha ai. Platforma e televizionit kabllor të IPKOs, ka filluar në muajt e parë të këtij viti. Ka nis në Prishtinë ndërsa tash po zgjerohet në tërë qendrat e mëdha kosovare. Kompania Telekomunikuese IPKO, i ka hyrë kësaj pune në saje të kërkesave të mëdha të qytetarëve për televizionin kabllor dhe internetin.Â

KOMENTE