Argjentinë, 2 shtator NOA - Legjenda braziliane thotë disa fjalë për trajnerin e kombëtares së Argjentinës.
Dy lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave duket se nuk kanë ndërmend të ndalojnë së kritikuari njëri-tjetrin.
Ndeshja për kualifikimet e Kampionatit Botëror mes Argjentinës dhe Brazilit vetëm së e ka intensifikuar këtë gjë, ku të dy ekipet kanë shkëmbyer fjalë kundër njëra-tjetrës.
Pas deklaratës së Maradonas, se "Isha lojtarë më i mirë se Pele dhe Argjentina ka lojtarë më të mirë se Brazili" ka sjellë dhe reagimin e legjendës tjetër, brazilianit Pele i cili ka thënë -"Jam i bindur se Brazili, është superior ndaj kombëtareve të mëdha, si Argjentina"
"Të mundësh një rival të madh si Argjentina është shumë e veçantë. Sidoqoftë, të gjithë e dimë kush është Maradona, ato flet ai nuk vlejnë të merren në konsideratë".
Më pas ai kundërshton veten duke thënë se Maradona ka potencial të bëhet një trajner i mirë në të ardhmen- "Ai i ka të gjitha për t'u bërë një trajner i madh, por të shpresojmë se nuk do ta fillojë kundër Brazilit".