English

Obama: Ekonomia amerikane po tregon shenja të rimëkëmbjes

Uashington, 2 shtator, NOA - Ekonomia amerikane po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes së saj, pas një periudhe të gjatë krize që e pushtoi atë, e për pasojë tronditi gjithë financat ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Barak Obama, sipas të cilit të dhënat e reja mbi sektorin e prodhimit industrial tregojnë se ekonomia amerikane po shkon në drejtimin e duhur. Konkretisht, shifrat e reja mbi ekonominë të publikuara së fundmi, tregojnë se prodhimi industrial në muajin gusht pësoi rritje, për herë të parë në 18 muajt e fundit dhe pikërisht një fakt të tillë, presidenti Obama e cilësoi këtë si shenjë se Amerika ndodhet në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike. n.e/NOA

KOMENTE