English

ODIHR publikon pasnesër raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 28 qershorit

Tiranë, 2 shtator, NOA - Publikohet më në fund raporti përfundimtar i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.

Sipas të dhënave jozyrtare për agjencinë e Lajmeve NOA, dita e premte është caktuar si momenti kur do të vendoset publikimi i vlerësimeve të tij, pas një pritje të gjatë prej opinionit shqiptar për t'u njohur me to.

Pas aprovimit nga drejtuesit në Poloni, vlerësimi për zgjedhjet e 2009, në Shqipëri do të zbardhet këtë fundjavë nga ambasadorja Glover dhe zëvendëskryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grossruck. Pas bërjes publike të notës për 28 qershorin tri organizata ndërkombëtare ku aderon Shqipëria do të vlerësojnë standardet e procesit si dhe fatin e integrimit të vendit. OSBE, Këshilli i Europës dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s.

n.e/NOA

Â

KOMENTE