English

Policia arreston të kërkuarin ndaj të cilit ishte marrë vendim me burg nga gjykata

Durrës, 2 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar 44-vjeçarin Ajet Halilaj, lindur në Bajram Curri dhe banues në Golem të Kavajës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë në respektim të një vendimi penal që ekzistonte ndaj tij prej gjykatës.

Ai është marrë në kuadër të veprave penale që rëndojnë ndaj tij si "Kalimi i paligjshëm i kufirit" dhe "Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit" të parashikuar nga nenet 297, 298/2.3 të Kodit Penal.

Ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia ndërsa materialet proceduriale do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE