English

Qeveria ndryshon tarifat për certifikatat dhe shërbime të tjera në gjendjet civile

Tiranë, 3 Shtator NOA - Në mbledhjen e saj të fundit, qeveria "Berisha" e cila pritet të riformatohet gjatë javës në vazhdim, ka miratuar një vendim që ndryshon tarifat për shërbimet e gjendjes civile në vend.

Sipas vendimit dhe projektligjit që bazohet në ligjin për taksat kombëtare, tarifat ndryshojnë si më poshtë.

1. Për lëshimin e certifikatave për përdorim brenda vendit, 50 lekë; 2. Për lëshimin e dokumentit "Certifikatë për lidhje martese",  në gjuhë të huaj, 200 lekë; 3. Për lëshimin e dokumentit "Certifikatë lindjeje", në gjuhë  të huaj, 200 lekë; 4. Për lëshimin e dokumentit "Certifikatë martese", në gjuhë  të huaj, 200 lekë; 5. Për regjistrimin e shtetasve të huaj, pas dhënies së  shtetësisë shqiptare, 2 000 lekë; 6. Për procedurën e ndryshimit të emrit/mbiemrit 1 000 lekë;

7. Për mbajtjen e akteve të lidhjes së martesës 1 000 lekë; 8. Për procedurën për veçim/bashkim familjesh të shtetasve 1 000 lekë.".

Ndërkohë, në draft sanksionohet se për dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës, për lënie të shtetësisë shqiptare, të pazbatuara deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk zbatohet taksa e pullës.

e.l/NOA

KOMENTE