English

Rinis procesi i ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në Mitrovicë, ndërhyn Eulex

Mitrovicë, 2 shtator, NOA - Banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut në qytetin e Mitrovicës kanë nisur sot procesin e rindërtimit të shtëpive të tyre, mundësuar kjo nga Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Por menjëherë sapo kanë mësuar lajmin e nisjes së një procesi të tillë, mediat kosovare kanë raportuar se banorët serbë të kësaj zone sapo kanë mësuar lajmin për rindërtimin e banesave, janë mbledhur në shenjë kundërshtimi.

Por prania e forcave policore të Eulex-it ka mundësuar që deri tani të mos shënohet asnjë incident.

Ky proces nisi disa ditë më parë, kur u shënuan edhe 7 të plagosur, 5 prej të cilëve kanë qenë shqiptarë dhe vetëm dy serbë.

Për këtë arsye, u desh ndërhyrja e forcave të Eulex, në mënyrë që ky proces të mos shoqërohej më me akte të dhunës.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE