Amerikë, 2 shtator NOA - Aktori amerikan i filmave aksion, Silvester Stalone do të ripërsërisë edhe njëherë rolin i cili e ka bërë të famshëm atë në gjithë botën, përmes versionit më të ri të filmit, Rambo, i cili kësaj radhe është titulluar "Rambo V".
Stalone tashmë është 62-vjeç, dhe do të jetë në cilësinë e regjisorit të filmit legjendar amerikan të zhanrit aksion, ndërsa edhe do të luajë në rolin kryesor.
Në filmin e ri, ai do ta shpëtojë një vajzë nga "mizoritë" e një grupi narko-mafioz nga Meksika. Xhirimet e filmit do të fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm, pas përfundimit të xhirimeve të filmit "The Expendables", ku Stalone luan rolin kryesor.