English

Tiranë, arrestohet 21-vjeçar i kërkuar për plagosje të rëndë

Tiranë, 2 shtator NOA - Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje ka përfunduar sot në prangat e policisë dhe bashkë me të edhe një moshatar i tij pasi e strehonte në banesë.

Oficerët e Seksionit Kundër Krimeve dhe Shëndetit në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, të Policisë së Tiranës arrestuan sot 21-vjeçarin Alkan Markaj, i dënuar më parë për kanosje dhe plagosje. Ndalimi i tij u krye pasi dy javë më parë ka goditur me thikë 20-vjeçarin David S. lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Sipas policisë bashkë me 21-vjeçarin u prangos edhe moshatari i tij Selim Rama, banues në Yzberisht, i dënuar më parë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi ka strehuar në banesën e tij të kërkuarin Alkan Markaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë" ndërsa shoku i tij për "përkrahje të autorit të krimit'.

k.k/NOA

KOMENTE