Shijak, 2 shtator, NOA - Forcat e policisë së Shijakut kanë gjetur të vetëvrarë 19-vjeçarin Ergest Tuda nga fshati Shetel i Shijakut.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, nga veprimet e para hetimore rezulton se ky person vuante prej disa muajsh nga depresioni dhe ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, në kohën kur ai gjendej vetëm duke goditur me armë automatike pjesën e ballit, gjë që i ka shkaktuar vetëvrasjen.
Eshtë bllokuar në vendin e ngjarjes arma automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe dy gëzhoja të po këtij kalibri.
Nga deklarimet e marra dhe nga provat e administruara paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me vetëvrasje.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vetevrasjes" parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.