Tiranë, 3 Shtator NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pritet të përurojë më 9 shtator, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, duke përfunduar kështu Fazën B të modernizimit dhe zgjerimit të këtij aeroporti. Disa ditë më parë është zhvillua me sukses edhe testi mbi funksionimin e terminalit të ri.
Faza B e zgjerimit të aeroportit përbën një investim prej afërsisht 20 milionë euro duke arritur kështu shumën prej mbi 70 milionë euro në total.
Nëpërmjet këtij zgjerimi, aeroporti mund t'u shërbejë tashmë 1.5 milionë pasagjereve.
Zgjerimi i terminalit përfshin shtimin e 13 sportele të reja pritjeje, 3 portave të reja, 1 bari, pesë dyqane, një banke dhe një pike të re këmbimi valutor.
Ky zgjerim do të shtojë hapësirën e terminalit të pasagjerëve me 3,943 m², lartësia e fasadës varion nga 7 deri në 13.5 metra. Pajisjet e transportit të bagazheve mbulojnë një sipërfaqe prej 890 m², çka çon sipërfaqen e përgjithshme të ndërtimit në 4,833 m². Volumi i objektit është afërsisht 40,000 m³.
Këtu përfshihet dhe një sallë biznesi e cila nga 130 m² do të arrijë një sipërfaqe prej 300 m² .Â
Struktura me një kat dhe kanale shërbimi nëntokësore të pajisura me sistem kondicionimi dhe ngrohjeje do të ofrojnë shërbime më cilësore për pasagjerët me të gjitha lehtësirat e duhura.
"Punimet të cilat përfaqësojnë Fazën B të modernizimit të aeroportit i shtojnë 40 për qind sipërfaqes së tij ekzistuese, dhe në këtë mënyrë do të shtojnë kapacitetin operativ të aeroportit. Ne besojmë se TIA, përveç një të kaluare të shkëlqyer, do të ketë edhe një të ardhme po aq frytdhënëse duke pasur parasysh këtu investimin për zgjerimin e terminalit." - thotë Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s Andrea Gebbeken.
Edhe gjatë fazës B të modernizimit, të gjitha projektet e arkitektit Hin Tan janë zbatuar nga kontraktori shqiptar: Trema Engineering 2 SHPK në përputhje me standardet ndërkombëtare (Britanike).Â
Kompania ndërtuese gjermane DIWI Consult International ka kontrolluar projektet dhe mbikëqyri ndërtimet.
/e.n/NOA/
Â