Korçë, 3 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kapur në flagrancë 29-vjeçarin Blerti Hysi, lindur dhe banues në fshatin Bitinckë të Devollit.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Ford' pa targa në rrugën dytësore Bilisht-Bitinckë, ai ka aksidentuar 61-vjeçarin Bujar Xhango, edhe ky lindur e banues në Bitinckë të Devollit, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal në ngarkim të Blerti Hysit dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA