English

Arrestohet në flagrancë 16-vjeçari, tentoi të vidhte banesën e një qytetari në Durrës

Durrës, 3 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 16-vjeçarin me inicialet F.Rr., lindur në Lushnjë dhe banues në Shkozet, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vjedhjes".

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij është bërë pasi u kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur banesën e Xhevdet S. në Durrës. Â Janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes" në tentativë të parashikuar nga neni 134/1 dhe 22 të Kodit Penal.

KOMENTE