English

Arrestohet një zyrtar homoseksual, i kërkoi një djali seks e rryshfet për titullin "Mister Kosova 2009"

Prishtinë, 3 shtator NOA-Policia kosovare vuri në pranga sot një shtetas me inicialet Kreshnik H i dyshuar se ka kërkuar ryshfet dhe shërbime seksuale nga një qytetar i Gjakovës.

Sipas policisë, janë gjetur provat të cilat faktojnë akuzën se i arrestuari ka kërkuar të holla nga viktima me qellim që ai të zgjidhej mister në spektaklin e bukurisë Mister-Internacional Kosova 2009.

"I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale "Marrje e Ryshfetit nga neni 343 dhe Tentim të shpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 200 i KPK-së, ndaj qytetarit-viktimës", thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorisë Komunale Prishtinë të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

m.i/NOA

KOMENTE