Bruksel, 3 shtator, NOA - Sipas një projekti të Bashkimit Evropian, i cili pritet të hyjë në fuqi së shpejti, në vendet anëtare të tij nuk do të ketë më përjashtime në shpërblimin e menaxherëve të bankave.
Madje do të ketë edhe një rikonsiderim të nivelit të pagave në këtë sektor,
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, lidhur me një projekt të tillë, vendosën në Bruksel që të shkojnë në samitin e G-20 me kërkesën për shpërblime të merituara në bazë të punës të bankierëve dhe jo ekzagjerimin e tyre.
Ky projekt ndër të tjera, parashikon edhe pika të cilat ende nuk janë vendosur siç është ajo e uljes së pagave për menaxhim të keq dhe kufizimet në pagimin e bonuseve, të cilat mbështeten kryesish nga Gjermania dhe Franca.
n.e/NOA