English

Dalai Lama, i gatshëm të bisedojë me Kinën për ndarjen e Tibetit

Tajpeh, 3 shtator NOA-Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit në ekzil, Dalai Lama, i cili nga Pekini është cilësuar si separatist, deklaroi sot se ai është i gatshëm të negociojë në Kinën çështjet që kanë të bëjnë me vendlindjen e tij, por theksoi se dëshiron të shohë një "dritë të gjelbër" nga ana e zyrtarëve kinezë.

"Qëndrimi ynë është tejet i qartë.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të negociuar, nëse marrim një dritë të gjelbër nga ana e Kinës", deklaroi Dalai Lama në Tajpeh, një ditë para largimit të tij nga Tajvani, pas meshës masive në të cilën u lut për viktimat e tajfunit Morakot.

Ai theksoi se deri me tani, Kina nuk ka dhënë "dritë të gjelbër" për negociata.

Dalai Lama u arratis nga Tibeti në vitin 1959, pas kryengritjes së dështuar kundër pushtetit kinez.

Pekini e ka cilësuar atë si separatist, i cili kërkon shkëputjen e Tibetit nga Kina.

Dalai Lama ka mohuar këto akuza, duke theksuar se ai angazhohet vetëm për të drejta më të mëdha, për liri religjioze dhe autonomi për Tibetin.

m.i/NOA

Â

KOMENTE