English

Drejton një motorr pa targa, përfshihet në aksident 28 vjeçari

Durrës, 3 shtator, NOA - Në vendin e quajtur Sallmone të Xhafzotaj, 28 vjeçari Dritan Meta, lindur dhe banues në Shijak, Â është përfshirë në një aksident rrugor.

Ai po drejtonte një motor pa targa në segmetin rrugor Sallmone-Katund Sukth dhe si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

Sipas burimeve policore të agjensisë së lajmeve NOA, Dritan Meta ndodhet i shtruar në Spitalin e Durrësit në Repartin e Reaminacionit ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Janë kryer veprimet e para dhe materialet hetimore në ngarkim të Dritan Metës të cilat do t'i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor"dhe "Drejtimi i mjetit pa dëshmi aftësie"të parashikuar nga nenet 290/1 dhe 291 te K.Penal.

f.sh/NOA

KOMENTE