English

Eshtë 42 vjeç dhe pret ... fëmijën e 19-të

Arkansas, 3 shtator, NOA - Ajo është 42 vjeç dhe në pritje të ... fëmijës së nëntëmbëdhjetë të saj.

Ngjarja e rrallë është e pranishme në shtetin amerikan të Arkansasit, ku një nënë pas pak muajsh do të lindë fëmijën e saj të 19-të, në një kohë kur ajo vetë është 42 vjeçe.

Parashikohet që fëmija i çiftit Michelle dhe Jim Bob Duggar nga Tontitoun të lindë në marsin e vitit të ardhshëm.

E në një kohë kur ata presin këtë krijesë të re të tyren, do të bëhen edhe gjyshër, pasi do të bëhet baba edhe djali i tyre më i madh, 21-vjeçari Josh, i cili është martuar vitin e kaluar.

Ndërkaq, Michelle deklaron se as që ka ndërmend ta ndërpresë misionin e saj të mëmësisë, aq sa ka thënë se do të lindë fëmijë derisa të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE