English

Gjinushi takon Ramën në selinë e PS-së për herë të parë pas zgjedhjeve

Tiranë, 3 shtator, NOA - Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka vendosur të takojë sot për herë të parë kryesocialistin Edi Rama, që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Takimi i tyre mbërrin vetëm një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kanë zhvilluar dje një takim zyrtar për të konkluduar marrëveshjen e përbashkët mes tyre për qeverisjen e re.

Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA se takimi në fjalë ka mëse dy orë që ka nisur dhe ende është duke u zhvilluar mes dy përfaqësuesve të së majtës në vend.

Po këto burime, bëjnë me dijeni se një nga pikat kryesore të bisedës që Rama dhe Gjinushi janë duke zhvilluar mes tyre është ajo e një bilanci të asaj çka ndodhi vërtet procesin e 28 qershorit.

Sikundër, po diskutohet edhe mbi strategjinë që pritet të ndjekin tani të majtët në opozitë kundër një qeverie tashmë të zyrtarizuar mes Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila dikur ishte pjesë e tyre dhe aleatëve të së djathtës.

n.e/NOA

KOMENTE