English

Greqi, gripi i derrit i shkakton vdekjen një emigranti shqiptar

Greqi, 3 shtator NOA - E ndërsa në Shqipëri personat e prekur nga gripi i derrave e kanë kaluar lehtë atë, një emigrant shqiptar i prekur nga ky virus ka vdekur në Greqi.

Mësohet se 25-vjecari Jani Metushi ka ndërruar jetë në spitalin Evangjelizmo të Athinës, ku po kurohej prej disa ditësh pasi gjendja e tij ishte e rëndë. Sipas mediave vendase i riu shqiptar i cili jetonte në Greqi si emigrant u paraqit në spitalin e Athinës më 19 gusht në gjendje të rëndë.

Pas konstatimit të simptomave të cilat ishin të njëjtat me ato të gripit të derrave, analizat treguan se ai ishte infektuar nga virusi A/H1N1, gjatë pushimeve në ishullin Paros të Greqisë. Ndërkohë që gripi i ka shkaktuar të riut vështirësi në frymëmarrje duke rezultuar se virusi i shkaktoi atij pneumoni të rëndë në mushkëri. Virusi pasoi me dëmtimin e organeve të tjera duke u shkaktuar dhe vdekjen emigrantit shqiptar.

k.k/NOA

KOMENTE