Korçë, 3 shtator, NOA - Nga forcat e policisë të Komisariatit të Pogradecit, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim, Ervis Dushi, 22-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buçimas.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person është shpallur në kërkim për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim e mbetur në tentativë" parashikuar nga neni 134/2 dhe 22 i Kodit Penal.
Kjo për ngjarjen e ndodhur më datën 07.07.2009 ku është tentuar të vidhet një motor automjeti në pikën e bllokimit në repartin e Policisë Kufitare dhe Zjarrfikëses së Pogradecit.