Tiranë, 3 shtator NOA-Kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga kompania zvicerane SGS.
Ministri i Punëve Publike , Transportit, dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka nënshkruar me drejtuesit e kompanisë marrëveshjen e koncesionit.
Marrja nën administrim i këtij shërbimi për 10 vjet nga investitori privat synon përmirësimin e shërbimit për qytetarët, ndërkohë që çmimet nuk do të ndryshojnë.
"Në këtë moment nuk mundet vecse të shpreh besimin se shoqëria SGS do të përmbushë me korrektesë të gjitha klauzolat e kësaj kontrate dhe do të ofrojë atë që është parashikuar në të, pra një shërbim cilësisht të mirë.
Përfitoj nga ky rast për të njoftuar të gjithë përdoruesit e mjeteve në Shqipëri që shërbimi do të vazhdojë normalisht kundrejt tarifave aktuale " tha ministri Olldashi.
Kontrata e koncesionit parashikon realizimin e një investimi prej 561 milion lekësh nga kompania SGS.
m.i/NOA
Â
Â