English

Kosova përballë sfidave

Ky mision i vetëftuar në Kosovë nga ana e liderëve tanë si duket se nuk do të dorëzohet pa e thënë fjalën e vet

Nga Muhamet Jahiri*

Edhe një sfidë e cila i vëri në lëvizje institucionet e Kosovës. Është fjala për shumë të folurin e kohës së fundit protokollin mbi policinë në mes EULEX-it dhe Beogradit, për të cilin po bëhen përpjekje të vazhdueshme për nënshkrimin e tij. Kjo tendencë e misionit evropian i zuri edhe një herë të papërgatitur institucionet më të larta të vendit, të cilat filluan reagimin vetëm atëherë kur kjo çështje i zuri ballinat e gazetave dhe vendin qendror në edicionet e lajmeve.

Të gjendur në një presion të shumëfishtë liderët e Kosovës, me iniciativën e vetë ndërkombëtarëve kishin zhvilluar një seri takimesh. Takime të cilat disa herë ishin transparente e shumë herë edhe ndodheshin larg opinionit publik.

Ideja dhe qëndrimi kontradiktor mes prijësve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë, vazhduan sa që nga ana e vendasve u shpall i mbyllur protokolli i propozuar nga misioni ndërkombëtar, e në anën tjetër këta të fundit s'ju mbeti tjetër vetëm për të raportuar të ‘bosët' e tyre.

Por nuk kishte mjaftuar vetëm kjo, lëvizja "Vetëvendosje!", kishte gjetur një rrugë tjetër të kundërshtimit të protokollit eulexoserb, jo përmes mbishkrimeve apo protestave paqësore, por në një mënyrë më radikale që ndoshta edhe as vetë ata nuk e kishin parashikuar se a do t'ia arrinin realizimit të qëllimeve të tyre.

Ata e bënë të vetën, vetëm gjatë një aksioni disa minutash demoluan dhjetëra vetura të EULEX-it, dhe dërguan mesazh të qartë këtij misioni se lojërat e tilla janë të rrezikshme.

Ndërkaq përveç, lëvizjes "Vetëvendosje!", të pakënaqur me tentativat e misionit evropian janë deklaruar edhe vet pakica serbe të cilët shprehshin se me nënshkrimin e këtij memorandumi po njihej edhe sovraniteti i Kosovës. Ata gjatë protestës kërkuan edhe largimin e misionit të EULEX-it nga Kosova.Â

Kjo situatë pragmatike shkaktoi lëkundjen e parë të misionit evropian të gjendur para një situate jo të favorshme dhe të kundërshtuar nga të gjithë.

Por pavarësisht prej gjitha këtyre ky mision i vetëftuar në Kosovë nga ana e liderëve tanë si duket se nuk do të dorëzohet pa e thënë fjalën e vet.

Pas shpalljes si të mbyllur çështjen e protokollit nga presidenti dhe kryeministri i vendit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Brukselit zyrtar, vend ku edhe merren vendimet për misionin e tij në Kosovë.

Brukseli, nuk e sheh si të mbyllur çështjen e protokollit pavarësisht qëndrimit të institucioneve të Kosovë, mirëpo po punojnë që ta gjejnë një kompromis për ta pranuar çështjen e protokollit në mënyrë sa më solide.

Kjo nuk është hera e parë që vendi unë po përballet me situata të tilla, një e ngjashme kishte ndodhur edhe me rastin e gjashtëpikëshit, për fatin e të cilit ende nuk dihet në terren, se a po zbatohet a po jo, a është pranuar apo është kundërshtuar. Mjafton të përmendet rasti i fundit i zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës (PK), në veriun e vendit. Aty u pa qartë se urdhrat edhe rregullat janë edhe për t'u shkelur, sepse edhe përkundër të qëndrimit zyrtar të Prishtinës, policia e veriut zbatoj urdhrat e dhëna nga një terren tjetër.

Po ta bëjmë një zhvendosje në kohë do të shohim shtetin tonë të ri edhe në situata tjera të ngjashme me këtë të sotmen. Në atë botë, për ta përmbyllur çështjen e shumë përfolur e shumë komentuar të gjashtëpikshit, ishte dashur që zyrtarët amerikanë ta kalojnë atlantikun për ta vizituar Kosovën, dhe për ta sjell mesazhin i cili do zgjonte reagimin e liderëve kosovarë se si duhet të sillën ndaj një situatë të mjegullosur.

Por sot, mbetët të shihet se a do të duhet që edhe për rastin e protokollit, për ta arritur një konstruktivitet, të vije në Kosovë ndonjë përfaqësues i lartë evropian e ndoshta edhe vetë Solana.

Por si do që të jetë le të jetë mesazh dhe porosi për prijësit tanë që t'i nuhatin situatat më herët, zaten edhe për këtë kanë marr bekimin e popullit, në mënyrë që të mos reagojnë atëherë kur është shumë vonë.Â

Fati i këtij protokolli enigmatik edhe më tutje do të vazhdon të mbetët sa i paqartë aq edhe i pa parashikueshëm për dëmin dhe pasojat e mundshme që do t'i lente. Tashmë e vërtet se ne jemi shtet prandaj edhe duhet vendimet t'i marrim ne e sa i përket misionit evropian do të mjaftonte që të merrej me atë se çka e ka mision ashtu siç edhe e ka marr bekimin nga presidenti i Kosovës.

(*) Autori është Studenti i Masterit në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës dhe Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Kosovës)

Shënim: Pikëpamjet e shkrimeve në rubrikën "Forum" nuk paraqesin domosdoshmërish, qëndrim redaksional të NOA

Komentoni dhe ju vlerësimet mbi EULEX:

KOMENTE