Meksiko, 3 shtator NOA-Rreth 17 persona të droguar gjetën vdekjen sot si pasojë e një sulmi në qendrën e rehabilitimit të të droguarve në një qytet në veri të Meksikës.
Sipas zëdhënësit të zyrës së prokurorit rajonal, Arturo Sandoval, sulmuesit hynë në qendrën El Aliviane, në qytetin Ciudad Juarez, i rreshtuan viktimat e tyre pranë një muri dhe hapën zjarr në drejtim të tyre.
 Së paku pesë persona tjerë janë plagosur.
Ciudad Juarez, qytet ky i cili gjendet në afërsi të kufirit me SHBA-në, është qyteti më i dhunshëm në Meksikë, ku vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 1400 persona.
m.i/NOA