English

Messi dhe Iniesta, përjetë në Barcelona

Spanjë, 3 shtator NOA - Klubi i Barcelonas, zyrtarisht ka filluar të punojë rreth vazhdimit të kontratave me yjet kryesore të klubit, si Lionel Messi dhe Andres Iniesta, të cilët sipas deklarimeve në media, do të qëndrojnë në klub deri në vitin 2016.

Klubi katalunas do të rris gjithashtu edhe klauzolat për marrëveshjet e bëra me lojtarët, me të vetmin qëllim, të ruajë lojtarët nga ofertat e majme të klubeve të cilët po shpenzojnë shumë, si Manchester City, për shembull. Negociatat për Messi janë në një fazë më të përparuar, ndërsa nga kontrata e ardhshme ai duhet të mbetet lojtari më i paguar në botë, i cili do të fitojë 10 milion euro në sezon, pa përfshirë edhe bonuset.

Ndërsa, mesfushori Iniesta ka thënë se nuk do të kërkojë më asnjë cent më shumë nga klubi, pasi që ai konsideron se po paguhet mjaft mirë.

KOMENTE