Tiranë, 3 shtator NOA - Gripi i derrave ka detyruar sot të mbledhë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe asaj të shëndetësisë të cilat vendosën të mos shtyjnë datën e caktuar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Duke u nisur nga të dhënat epidemologjike, gjatë këtij takimi u vendos se, nuk ka asnjë arsye për të shtyrë fillimin në datën e caktuar të vitit të ri shkollor.
Ministria e Shëndetësisë, do të jetë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Ministrisë së Arsimit për zbatimin në praktikë të masave të domosdoshme për parandalimin e këtij virusi.
U caktuan pikat e kontaktit të përbashkëta, të cilat do të monitorojnë situatën ditë pas dite.
Në këtë kuadër, javën e ardhshme, do të organizohen takime me mjeket e shkollave dhe drejtoritë arsimore rajonale.
k.k/NOA