Mitrovicë, 3 shtator, NOA - Pas një qetësie se u duk që u vendos në rajonin e Mitrovicës përmes ndërhyrjes së forcave të Eulexit, sërish janë shfaqur incidente mes popullatës serbe dhe asaj kosovare që banon në këtë zonë.
Sipas policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një përleshje dhe një shpërthim, të cilat janë regjistruar gjatë natës në lagjen "Kodra e Minatorëve" në veri të Mitrovicës. Incidenti i parë i përleshjes mes dy grupeve të përbëra nga shqiptarë dhe serbë, është shoqëruar me hedhje gurësh në drejtim të shtëpive shqiptare, gjë e shoqëruar më pas edhe me hedhje gurësh nga ana e shqiptarëve.
Ndërkaq, po në këtë lagje bëhet e ditur se janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme, por ende policia e Kosovës dhe as KFORI nuk kanë arritur që të përcaktojnë vendin dhe mjetin e shpërthimit.
n.e/NOA