English

NATO në Kosovë, Rasmusen: Në vitin 2010, nga 15 mijë trupa, vetëm 10 mijë

Prishtinë, 3 shtator, NOA - Edhe pse duket se ka një shtim të përplasjeve dhe rizgjim të konflikteve mes shqiptarëve dhe serbëve, Aleanca e Atlantikut të Veriut parashikon një zvogëlim të trupave të saj të pranishëm në Kosovë.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje vetë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sipas të cilit NATO do të vazhdojë me planet për zvogëlimin e pranisë ushtarake në Kosovë.

Sipas tij, edhe pse janë shtuar incidentet kohët e fundit, situata e tërësishme e sigurisë ka ndryshuar dhe duhet pranuar se Kosova ka shënuar përmirësime në këtë aspekt.

Ai theksoi se do të realizohet vendimi i marrë tashmë prej Aleancës që numri i trupave të KFOR të reduktohet nga niveli ekzistues prej 15 mijë, në nivelin prej 10 mijë pjesëtarëve në fillim të vitit të arshshëm.

KOMENTE