Venecia, 3 shtator, NOA - Edicioni i 66 i Festivalit të Venecias ka nisur nga puna për realizimin e tij.
Ky eveniment është cilësuar nga regjisori i filmit rokeback Mountain, Ang Lee, si festivali më i madh në botë.
Kineasti i njohur tajvanez është caktuar për të drejtuar drejton panelin e festivalit të këtij viti, i cili zgjedh edhe fituesin e Luanit të Artë.
Ndërsa vitet e tjera, kanë qenë filmat e Hollivudit me jetën amerikane kryesisht në fokus, ata që kanë hapur siparin e këtij evenimenti të madh artistik, këtë radhë është caktuar filmi italian "Baaria" i regjisorit Guiseppe Tornatore për hapjen e festivalit, filmi i cili mbështetet në historinë e një familje siçiliane.
Në mesin e filmave që janë në garë në edicionin e 66-të, janë The Road i regjizorit, John Hillcoat, ku luan Charlize Theron dhe Viggo Mortensen, por edhe kineasti amerikan i dokumentarëve Michael Moore rikthehet në festivale, sikundër në festival do të ketë edhe një numër filmash jashtë kompeticionit.