English

Oketa i telefonon komandos shqiptar në Afganistan të prekur me AH1N1

Tiranë, 3 shtator, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, sapo ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandot shqiptare në Afganistan, për të cilat u publikua lajmi në media se janë prekur nga virusi AH1N1.

Ai është interesuar për shëndetin që ata gëzojnë, duke i garantuar për ndihmën e palës shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilave vetëm njëri nga 4 ushtarët për të cilët u dha lajmi është i prekur vërtet me virusin që shkakton sëmundjen e gripit të derrave, ndërsa tre të tjerët rezultuan negativë ndaj virusit në fjalë.

Ndërkaq, bëhet e ditur edhe se Ministria e Mbrojtjes ndërmjetësoi ndër të tjera edhe bisedën e familjarëve me ushtarin e prekur nga AH1N1, i cili është nga Lushnja.

KOMENTE