English

Përsëritet historia, vajza e Obamës si Jon Kenedi 46 vjet më parë, luan fshehtas në zyrën e punës së të jatit

Washington, 3 shtator NOA -Një foto e  fotografit të Shtëpisë së Bardhë ka përsëritur pas 46 vitesh historinë e presidentëve të SHBA-së.

Sasha Obama, vajza tetëvjeçare e Presidentit Obama luan fshehtas prapa divanit në Studion Ovale, ndërkohë që babai president është duke punuar.

 Fotografi i shtëpisë së bardhë bën një "klik" dhe Amerika përjeton, pas 46 vjetësh, atmosferën e Cameleot Kendedit.

Fotoja e fotografit Peter Souza tregon Sasha Obamën, tetë vjeçe, që "përgjon" prapa një divani mu sikurse në tetor 1963 i vogli John Kenedi, i cili atëherë kishte dy, luante poshtë tavolinës së punës së Zyrës Ovale nën këmbët e të atit.

Një foto-ikonë që ndihmon Shtëpinë e Bardhë të përcaktojë imazhin e Camelot Kenedin: një Presidenti i ri i cili kujdesej për vendin, ndërsa familja e tij ishte duke luajtur pranë tij.

/a.k/b.a/NOA/

Â

Â

KOMENTE
  • Anizel16:50 - 08 Shtator 2011
    .....po që më pëlqen loja e vajzës!!!!!?????