Tiranë, 3 shator NOA - Shiste celularë kontrabandë, arrestohet nga policia 29-vjeçari.
Antikrimi ekonomik-financiar ka çuar sot në qeli Mentor Cajka lindur në Dibër e banues në Domje të Tiranës pasi akuzohet për veprat penale të "tregtimit dhe transportit të mallrave që janë kontrabandë" dhe "ruajtje apo depozitimi i mallrave kontrabandë".
Sipas policisë Cajka me mjetin e tij tip-Benz, me targa TR 4510 M, është kapur duke tregtuar telefona celularë kontrabandë, pranë Bankës së Shqipërisë në qendër të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 93 telefona celularë të markave "Nokia", "Motorola" etj. dhe 50 copë aksesorë telefonash të markave të ndryshme.
k.k/NOA