English

Presidenti Sejdiu dekreton ambasadorin e ri të Kosovës në Zvicër

Prishtinë, 3 shtator NOA-Pas marrjes së pëlqimit nga Konfederata e Zvicrës, presidenti Fatmir Sejdiu dekretoi sot ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, me seli në Bernë.

Ai është Naim Malaj dhe dekretimi i tij u bë në bazë të nenit 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Deri tani, Prishtina ka dekretuar ambasadorët në tetë shtete: SHBA, Turqi, Shqipëri, Slloveni, Gjermani, Bullgari, Francë si dhe sot në Zvicër.

Rreth 18 ambasada të Kosovës pritet të jenë funksionale gjatë këtij viti.

m.i/NOA

KOMENTE