English

Protokolli me Serbinë, Doris Pack: Pa Prishtinën s'na duhet fare

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të nënshkruajë protokollin, i cili deri më tani është kundërshtuar ashpër nga kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu.

Ajo i ka propozuar EULEX-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës për ta nënshkruar protokollin.

"I propozoj EULEX-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës ta nënshkruajë protokollin, në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet, i Kosovës, i EULEX-it dhe i Serbisë.

Nëse kjo nuk bëhet, atëherë, s'ka çka na duhet ai farë protokolli, atëherë nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm", thotë Pack në një intervistë për Radio Kosovën.

Eurodeputetja Pack ka thënë se EULEX-i duhet të mbajë kontakte me vendet fqinje të Kosovës dhe, natyrisht, duhet të përpiqet të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë.

m.i/NOA

KOMENTE