English

Rama: Të zhgënjyerit e LSI-së të bashkohen me PS-në kundër dasmës së turpshme

Tiranë, 3 shtator NOA - Një ditë pas negociatave për formimin e qeverisë së re Berisha-Meta, kreu i socialistëve Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku u ka bërë thirrjeve anëtarëve të LSI-së të cilët nuk ishin dakord për këtë marrëveshje të bashkohen me Partinë Socialiste.

"Dje u realizua pazarin i hershëm dhe i paralajmëruar prej nesh të Sali Berishës dhe Ilir Metës i cili besoj kreu i veprën më shembullore të mashtrimit publik duke marrë

83 mijë vota në emër të çlirimit të shqiptarëve nga Sali Berisha dhe duke i përdorur ato vota të mbajë në pushtete Sali Berishë" deklaroi sot Rama.

"Unë sot dua të përsëris jo vetëm që nga ky pazar dhe mbi themelet e kësaj maskarade zgjedhore nuk mund të lind veçse një qeveri e cila do të thellojë krizën e demokracisë, krizën ekonomike por dua të përsëris se ky është momenti për tu bashkuar që të gjithë dhe për ta ribërë apelin në adresë të gjithë aty që sinqerisht besuan te Ilir Meta në emër të asaj çka ai premtoi të bëhen pjesë e familjes së madhe politike të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj.

Është koha për tu bërë të gjithë bashkë kundër kësaj krushqie të turpshme sepse dasma e kryeplakut të politikës së vjetër me nusen e re të xhuvelizmit do tu kushtojë jashtëzakonisht shumë Shqipërisë dhe Shqiptarëve" shtoi më tej Rama.

Sipas tij Shqipëria e shqiptarët nuk kanë as mundësi dhe mbi të gjitha nuk kanë arsye që të paguajnë vijimësisht duke hyrë në borxhe edhe më të mëdha se këto ku ka hyrë sot çdo familje shqiptare për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë, për një qeveri dhe qeverisje që nuk mund të ofrojë asgjë por vetëm do të rrisë fitimet dhe përfitimet e këtij gushti njerëzisht të bashkuar vetëm për të vijuar plaçkitjen e nisur të Shqipërisë.

"Krimi elektoral e bën kuvendin një institucion me legjitimitet të cunguar dhe qeverinë një produkt të rëndë zgjedhor kurse mashtrimit publik i Ilir Metës që u kurorwëua me marrëveshjen e tij të hapur me Sali Berishën thellon krizën e rëndë të besimit të njerëzve te politika.

Dhe e bën politikën të bëhet më shumë se kurrë një gënjeshtër tallëse me ata që e zgjedhin.

Në fakt kjo është një arsye më shumë për tu bashkuar dhe për ti dhënë politikës atë përmasë që ajo duhet të ketë si një art dhe instrument për të zgjidhur problemet e përbashkëta dhe jo si një gënjeshtër tallëse për të marrë votat në emër të problemeve që pretendojnë të zgjedhin dhe pastaj për të zgjidhur vetëm problemet e tyre dhe shuar orekset krejt personale" tha më tej kreu i socialistëve Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE