English

Rindërtimi i shtëpive në Mitrovicë, qeveria shpërndan 300 mijë euro

Prishtinë, 3 shtator NOA-Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare, në shumën prej 300.000 (treqind mijë) euro, për rindërtimin e shtëpive në Komunën e Mitrovicës. Në fjalën e tij, kryeministri Thaçi ka ritheksuar se qeveria do të vazhdojë të mbështesë me prioritet qytetarët e vet që do të kthehen ne shtypit dhe pronat e veta, krahas edhe përmirësimit të klimës së sigurisë dhe stabilitetit në të gjitha regjionet e vendit.

Qeveria do të angazhohet edhe në krijimin e klimës së sigurt për jetën e të gjithë qytetarëve të vet kudo në Kosovë.

"Ka qenë gjithmonë parim yni që të ofrojmë mbështetje dhe të krijojmë siguri për t'u kthyer në pronat dhe shtëpitë e veta, për të gjithë qytetarët tanë.

Është me rëndësi që është duke ndodhur një progres që duhet vlerësuar.

Është krijuar një klimë më e mirë e mirëbesimit në mes të njerëzve të të gjitha komuniteteve në atë trevë.

Prandaj ne i kemi dhënë përkrahje të plotë, dhe kemi marrë përgjegjësitë e duhura, që procesi i fillimit të rindërtimit dhe kthimit të njerëzve në shtëpitë e pronat e veta të vazhdojë", ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

m.i/NOA

Â

KOMENTE