Shkodër, 3 shtator NOA - Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka bërë një përmbledhjeve të punës së saj dhe ngjarjeve të evidentuara gjatë muajve qershor-gusht të këtij viti.
Sipas policisë së Shkodrës, në këtë qark gjatë tre muajve të sezonit veror janë evidentuar 215 vepra penale, të cilat janë zbuluar në masën 68,7 për qind.
Â
Nga krahasimi i kriminalitetit ndërmjet tremujorëve respektivë të viteve 2008 dhe 2009 rezulton se gjatë këtij vitit ka një rënie të kriminalitetit në masën prej 72 Â vepra penale ku në krimet në fushën e drogës kanë pësuar një rënie prej 45 Â veprash penale ndërsa sipas policisë së Shkodrës ka rënie të ndjeshme të numrit të vrasjeve nga 4 në tremujorin e kaluar, në 1 këtë tremujor.
Ndërkohë që lufta kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike ka qenë prioritet i policisë së këtij qarku ku gjatë periudhës 3-mujore qershor-gusht 2009, janë asgjësuar gjithsej 22 345Â rrënjë bimë canabis sativa, janë organizuar 25 operacione për asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike, si dhe janë referuar në Prokurori 64 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu edhe ngjarjet e vjetra nuk janë mënjanuar nga policia e Shkodrës e cila gjatë sezonit veror ka zbuluar 2 krime të vjetra, si vrasja e shtetasit Lekë Malota, ndodhur në vitin 1999 në fshatin Palaj të Komunës Shosh me autor shtetasin Gjergj Kolë Ara ndaj të cilit është marre masa e ndalimit si dhe plagosja e rëndë e shtetasit Fatjon Dajbabi, ndodhur në vitin 2001 në lagjen "Naim Gjylbegu", me autor shtetasin Helidon Kin Baloj i cili u arrestua.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, ka ndërmarrë një sërë masash, për përballimin dhe sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij sezoni veror.
Në plazhin e Velipojës, shërbimet policore kanë përballuar situatën, kjo krahasuar dhe me numrin e veprave penale, ku janë evidentuar 4 vjedhje nga të cilat 2 janë zbuluar me 4 autorë.
Për të shmangu aksidentet e mundshme në këtë qark policia e Shkodrës siguroi shërbime për të konstatuar shkelësit dhe për pasojë janë dhënë gjithsej 5487 masa administrative, me vlerë 4.568.250 lekë, janë bllokuar 186 automjete, për mungesë dokumentacioni si dhe janë pezulluar 105 leje drejtimi, për përdorim të pijeve alkoolike, për tejkalim të normave të shpejtësisë, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
Gjatë këtij 3-mujori kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente rrugore, me 8 shtetas të vrarë, 11 të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë.
k.k/NOA
Â
Â