English

Testimi i dytë, dështojnë më shumë se gjysma e maturantëve në Kosovë

Prishtinë, 3 shtator NOA - Vetëm më pak se gjysma e maturantëve kanë arritur ta kalojnë testimin e dytë në Kosovë, kurse pjesa tjetër ka dështuar duke i thënë lamtumirë për këtë vit, hyrjes në universitetet shtetërore, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar shifrat për rezultatet e maturantëve që u futën në testimin e dytë.

Ndër 14 mijë e 430 maturantë që u testuan për herë të dytë, kanë arritur të kalojnë provimin, 6 210 djem e vajza ose 43 për qind e numrit të përgjithshëm.

Nga korrigjimi i testeve është konkluduar se 8 220 maturantë kanë ngelur duke mos arritur numrin minimal të pikëve që të kalonin testin, duke shënuar kështu shifrën 57 për qind.

Testi i maturës shtetërore në Kosovë, është i detyrueshëm për të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta universitare.

Në kushtet kur më shumë se gjysma e studentëve kanë ngelur në testimin e dytë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha sot se i fton të gjithë humbësit që të aplikojnë për t'u regjistruar në shkolla të larta profesionale.

/a.b/e.n/NOA/ Lexoni më shumë mbi argumentin:

Asnjë universitet privat në Kosovë, ministri i Arsimit: "Vendimi, për vënie rregulli"

Zhvillohet testi i Maturës Shtetërore, rezultatet dalin më 3 shtator për 13 mijë vajza dhe djem

Nis testi i Maturës Shtetërore 2009 në 97 qendra shkollore të Kosovës
KOMENTE