English

Viktoria Beckham: S'jam person që qëndron në qilimin e kuq dhe hap gojën e zgërdhihet

Amerikë, 3 shtator NOA - Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, thotë se ajo var buzët gjithë kohës, pasi nuk ka vetëbesim të qeshë në ngjarjet publike.

Këngëtarja e shndërruar në dizenjatore, e cila është e famshme për varjen e buzëve kur del në publik, ka një vetëbesim të ulët dhe kjo është arsyeja se pse ajo rrallë qesh. "Kam pasiguritë e mia. Ndoshta kjo është se pse dukem ca serioze. Nuk jam një person i cili qëndron në qilimin e kuq dhe hap gojën duke u zgërdhirë.

Dua të arrij atje, të bëj atë që duhet të bëj dhe të kthehem në shtëpi te fëmijët e mi", ka thënë Victoria. Victoria, e cila ka tre djem, Brooklyn, 10-vjeç, Romeo 7-vjeç dhe Cruz 4-vjeç me burrin e saj, futbollistin David, po ashtu ka hedhur poshtë thëniet se ajo dëshiron të ndërtojë karrierë filmike.

KOMENTE