English

Bizneset e Korçës mbyllin 3 orë aktivitetet në protestë ndaj informalitetit

Korçë, 4 shtator, NOA - Konkurrenca e pandershme si edhe niveli i lartë i ekonomisë infomale kanë qenë dy arsyet kryesore të cilat kanë mbledhur në një tubim të përbashkët bizneset në qytetin e Korçës.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ata janë grumbulluar në shenjë proteste ndaj këtyre dy dukurive, të cilat sipas tyre nga dita në ditë janë duke i falimentuar bizneset e tyre.

Forma e ndërprerjes së punës për tre orë është e para e përzgjedhur prej tyre për të kundërshtuar këto dukuri negative dhe bëjnë me dijeni se do të ketë edhe të tjera nëse nuk respektohen kërkesat e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE