Tiranë, 4 Shtator NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi doli edhe ai para gazetarëve mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie duke lajmëruar se ishte marrë një vendim për bojkot të pacaktuar të Parlamentit.
"Me keqardhje them se Kryesia doli me një vendim për të mos hyrë në Parlament për një kohë të pacaktuar", - bëri të ditur Blushi."Në mbledhje pati debat dhe thuajse të gjithë ishin të paqartë për atë që po kërkohej aty, për kushtet që Edi Rama tha se do t'i paraqiten Berishës, duke mos përmendur asnjë prej tyre", - ka vijuar Blushi.
Për deputetin socialist, "bojkoti i Kuvendit nga Partia Socialiste është një alibi e Edi Ramës për të mos pranuar rezultatin zgjedhor që e la PS-në në opozitë, për të cilin ai është përgjegjës më shumë se gjithë të tjerët".
Gjithsesi, Blushi pohoi se një vendim i shumicës së PS do të thoshte zbatim i tij duke paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në Kuvend si deputet i kësaj partie për Korçën, në rast se nesër do të ketë një vendim përfundimtar për bojkotim me afat të papërcaktuar të Kuvendit.
e.n/NOA
Lexoni çfarë tha Rama: Rama: Jo bojkot me kurriz nga Parlamenti, por qëndresë, me sytë nga ParlamentiÂ